Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, përfundon pas më shumë se 6 orësh seanca e dytë, shtyhet vendimi

Shqipëria

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, përfundon pas më shumë se 6 orësh seanca e dytë, shtyhet vendimi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Gjykata Kushtetuese

Seanca e dytë e zhvilluar pas ringritjes së Gjykatës Kushtetuese sa i takon padisë së 'Shoqatës Pronësi me Drejtësi' ka përfunduar pas rreth 6 orë e 30 minutave.

Report Tv raporton se në seancë trupa e Gjykimit është tërhequr për vendim, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë datë se kur do të jepet vendimi për seancën maratonë që është mbajtur sot.

Mësohet se vendimi do të shpallet në një moment të dytë, që do ta njoftoj Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë, pas 3 viteve mungesë.

Gjyqtarët shqyrtuan kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale.

Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e tyre duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat