Batutat: Komandant dhe prefekt, Rama: A bëhet karburanti në mes të kalasë?

Shqipëria

Batutat: Komandant dhe prefekt, Rama: A bëhet karburanti në mes të kalasë?

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kalanë e Tepelenës që synon trasnformin e saj në një qendër aktrative për turistët.

Transformimi prek edhe ndërhyrjen në disa banesa, por që sipas kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi banorët do t’u garantohet mos prishja dhe përshtatja e banesave, duke synuar kthimin në bujtina të tyre.

Gjatë këtyre inspektimeve nuk kanë munguar edhe batutat, ku kryebashkiaku Peçi iu drejtonte Ramës jo me emër por “komandant”, apo një banor ngatërronte fjalën “perfekt” me “prefekt”.

Rama ndërkohë ka qenë tejet i ashpër me faktin se në mes të kalasë së Tepelenës, duke e cilësuar si skandal. Ai u shpreh se nuk ka kuptim që të ketë një karburant këtu, ndërsa Peçi u shpreh se me planin e ri të miratuar do të prishet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat