Detaje të reja/ Zbulohet shkaku përse humbi jetën nëna e re në Tiranë

Shqipëria

Detaje të reja/ Zbulohet shkaku përse humbi jetën nëna e re në Tiranë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e trishtë e ndodhur ditën e sotme në Spitalin Covid 2 në Tiranë, ku një 29 vjeccare nënë e tre fëmijëve humbi jetën në intubim.

E reja nga Korcca mësohet se ishte shtruar në spital prej të paktën dy javësh, sapo kishte lindur fëmijën e tretë.

Ajo nuk pati mundësi ta kishte në krah fëmijën e sapolindur, pasi u përball direkt me pasojat e infektimit.

Pas një mjekimi të thjeshtë në fillim, nëna e re kaloi në intubim ku nuk mundi tia dalë dot.

Ndërkohë që mësohet se bebja e porsalindur ka rezultuar negative dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna e re humbi jetën pas një arresti kardiak, ndërsa nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat