Nga nesër prishet moti, nisin reshjet intensive të shiut

Shqipëria

Nga nesër prishet moti, nisin reshjet intensive të shiut

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Java e ardhshme nuk do të jetë si ditët që lamë pas. Moti i ngrohtë dhe thuajse pranveror i kësaj jave, do të pasohet nga reshje shiu dhe rrebeshe.

Ndërkohë që në fshatrat e Shkodrës ka ende toka të përmbytura, duket se reshjet më të mëdha do të bien pikërisht në këtë zonë. Moti do të përmirësohet vetëm ditën e premte.

Parashikimi:

Ditë pranverore trokitën në vend këtë fillim shkurti. Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Ndërprerje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të fohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5m në brigjet detare.

Ju urojmë një të diel të mbarë në vijim së bashku me familjet tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat