Drejt falimentimit nga përmbytjet, fermerët në Rrogozhinë: Po vuajmë si qeni, s’kemi ku të qajmë hallin

Shqipëria

Drejt falimentimit nga përmbytjet, fermerët në Rrogozhinë: Po vuajmë si qeni, s’kemi ku të qajmë hallin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Fermerët në Rrogozhinë

Që prej datës 6 janar tokat në fshatin Greth në Rrogozhinë janë nën ujë.

Të alarmuar nga mungesa e reagimit të Bashkisë, fermerët shprehen se nuk kanë të ardhura të tjera për të përballuar jetesën.

“Nuk e dimë çfarë të bëjmë, ndihmë nga shteti nuk ka. Po vuajmë si qentë, nuk kemi asnjë që të na qajë hallin.”

“10 hektarë tokë me grurë i kam nën ujë. Kam 400 krerë dele të cila që me 6 janar janë nën ujë.”

Fermerët e drejtojnë gishtin nga Bordi i Kullimit në Kavajë, pasi sipas tyre hidrovori nuk po punon.

“Një pompë ndizet sot dhe një nesër.”

Të tjerë thonë se kanë kontaktuar edhe me autoritetet lokale, por askush nuk u është përgjigjur.

“Nuk vjen njeri nga shteti, marrim në telefon, të gjithë na e mbyllin.”

Gruri është ndër produktet që kultivohet më shumë në këtë zonë, ndërsa rinisja e shirave pritet që të sjellë më tepër probleme për ta.

“Shpresën te i madhi Zot, po na ra shi me vënë duart në kokë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat