Bashkëjetese me mbetjet në Roskovec! Ankohen banorët, Bashkia fajëson Ministrinë

Shqipëria

Bashkëjetese me mbetjet në Roskovec! Ankohen banorët, Bashkia fajëson Ministrinë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:47
Banori

Banorët e fshatit Marinzë në Roskovec bashkëjetojnë me mbetejet, të cilat hidhen pranë shtëpive të tyre.

Nën rrezikun e përhapjes së infeksioneve ata shprehen se janë ankuar dhe prane autoriteteve.

“Janë të rrezikshme.”

“Shumë problem ndotja.”

Veç mbetjeve, edhe uji i pijshëm është kthyer në shqetësim serioz.

“Vjen uji por nuk pihet, është i ndotur.”

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, nga ana tjetër ia hedh fajin Ministrisë së Mjedisit.

Për televizionin ajo thotë se nuk ia kanë miratuar kërkesën që mbetjet të transferohen në një fushë të re.

“Nuk kemi gjetur dot ende mënyrën dhe rrugën e zgjidhjes. Ka një politikë kombëtare dhe rajonale për menaxhimin e mbetjeve urbane, Ministria nuk ka e ka miratuar kërkesën që ne kemi bërë herë pas herë për të pasur në Roskovec një vend të ri të depozitimit të mbetjeve urbane”.

Të gjendur në këto kushte, Bashkia thotë se mbetjet do të groposen aty për të mos shkaktuar më tej ndotje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat