Kryemadhi: Më 25 prill do t’i japim fund dilemave për largimin nga Shqipëria

Shqipëria

Kryemadhi: Më 25 prill do t’i japim fund dilemave për largimin nga Shqipëria

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi mbrëmjen e kësaj të diele me banorë të njësisë nr.2 në Tiranë, tha se dilema e largimit apo qëndrimit në Shqipëri, do të marrë përgjigje më 25 prill.

“Dua ta falënderoj Adën për gjithë angazhimet e saj dhe i jam mirënjohëse për këtë gjë, sepse sot të vendosësh të  angazhohesh në një parti politike për profesionistët e rinj, janë në një dilemë. Unë dua ta falënderoj Adën që ka pranuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së. Ada është një profesioniste e re, juriste, është një nënë e re po ashtu dhe dilemat e saj midis largimit apo qëndrimit në Shqipëri besoj se duhet ti japim fund më 25 prill, sepse jo vetëm për Adën, por për të gjithë ne është e domosdoshme të përfshijmë sa më shumë të rinj dhe të reja. Jo vetëm në procesin e votimit, por edhe në vendimmarrje, në zgjidhjen e gjithë problematikave që ata kanë.

Këtu jemi në një takim në një shtëpi në zonën e Qytet Studentit. E kemi filluar ditën sot nga Kombinati, Astiri edhe pse është ditë e diel, ka qenë një ditë me angazhime. Në fakt na ndajnë vetëm 77 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve. Ada përfaqëson gjithashtu edhe një komunitet shumë të madh matjanësh në gjithë qarkun e Tiranës, dhe jam e bindur që atë do ta suportojnë patriotët e vet. Ne kemi nevojë për vajza si ju, kemi nevojë për djem të rinj, sepse duam që ndryshimin në politikën shqiptare ta bëjmë me energji të reja, me kapacitete të reja, me forca të reja, sepse sot më shumë se kurrë është e domosdoshme kjo gjë.

Tani isha në një takim me disa gra dhe një nga problemet kryesore që ato kishin ishte mungesa e urbanit, papunësia, kopshtet dhe çerdhet që nuk kanë mundësi për ti paguar. Njëra prej tyre më tha: Bravo, e ke qarë sot, se del një burrë flet 5 orë në televizion dhe nuk flet as për taksat e larta, as për energjinë, as për çmimet e larta, për asgjë. Dhe unë i thashë që në fakt ai nuk është se është burrë llafazan, por një njeri që del dhe flet vetëm në televizor 5 orë, ndërkohë që është kryeministër që duhet të zgjidhë problemet e njerëzve, është i braktisur. E kanë braktisur njerëzit e tij, kështu që ne nuk do të merremi me të braktisurit, por ne duam të krijojmë mundësi, të krijojmë vende pune për ju, punë të mirë paguar, të krijojmë hapësira pa fund, të zhvillohet ekonomia, të zhvillohet biznesi, të kthejnë sigurinë në vend, të kthejmë atë për të cilën ne kemi nevojë”,-tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat