Malësi e Madhe/ Del ekspertiza për vdekjen e 47-vjeçares: Kishte therje në fyt

Shqipëria

Malësi e Madhe/ Del ekspertiza për vdekjen e 47-vjeçares: Kishte therje në fyt

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Pas verifikimit të ekspertizës, kanë dalë në dritë detaje të reja për vdekjen e 47-vjeçares në Malësi të Madhe.

Top Channel mëson se viktima kishte prerje në fyt me mjet prerës. Mësohet se jetonte e vetme në banesën e saj në Bajzë, ndërsa mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja.

Ajo u gjet pa shenja jete në banesën e saj, ndërsa në njoftimin paraprak, policia bëri me dije se dyshohej se ishte dhunë ndaj saj dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat