Masat e reja, Bushati: Qeveria është tallur me popullin, ndaj qytetarët nuk e dëgjojnë

Shqipëria

Masat e reja, Bushati: Qeveria është tallur me popullin, ndaj qytetarët nuk e dëgjojnë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Andi Bushati

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar masat e reja të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vendosi për zgjerimin e orarit të kufizimit të lëvizjes.

Sipas z. Bushati deri tani masat nuk janë marrë seriozisht nga qytetarët për shkak se qeveria u ka servirur vetëm propagandë.

Z. Bushati shtoi më tej duke thënë se qeveria ka gënjyer për maskat, testet, vaksinat dhe numrin e vdekjeve.

“Po të dalësh në rrugët e Tiranës sheh që as 10% nuk janë me maskë. Qytetarët nuk e dëgjojnë një shtet që është tallur me ata”, tha ai.

Ndërsa Baton Haxhiu thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë një vendim të tillë nisur nga rritja e numrave të infektimeve dhe vendimi ishte i pritshëm.

Z. Haxhiu tha se fakti që vendimi dihej lidhet me arsyen se masat nuk vendosen aty për aty por shqyrtohen.

Nga ana tjetër z. Bushati tha se qeveria i ka zbatuar me dy standarde ligjet pasi nga një anë ka gjobitur partitë për grumbullim me mbi 7 persona në një kohë në qendrat tregtare ku mblidhen 10 mijë persona nuk ka gjobitje.

“Kur qendrave tregtare nuk u vë gjobë por ua vë kundërshtarëve të tu në politikë, atëherë nuk je kryeministër por sharlatan”, tha Bushati.

Haxhiu tha se gjobitja është sjellje për një masë të vogël qytetarësh pasi nuk mund të gjobitësh masën më të madhe.

Kufizimi i lëvizjes shtoi ai lidhet me fakti nëse në orët e vona njerëzit kanë një shpërqendrim dhe se psikologët kanë thënë që në mbrëmje njerëzit kanë një afrim me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat