Shqipëria nën "acar", që nga nesër nisin temperaturat e ulëta

Shqipëria

Shqipëria nën "acar", që nga nesër nisin temperaturat e ulëta

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Shqipëria do të pushtohet nga temperaturat e ulëta këtë fundjavë.

Pritet që në zonat malore temperaturat të shkojnë deri në -16 gradë celsius. Ulja e vlerave termike, sipas Meteoalb vjen si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit evropian.

Pritet që të ketë një ulje të ndjeshme edhe të vlerave maksimale duke bërë që në zonat malore, 24-orëshi të jetë me vlera negative.

Acari do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme, ndërsa pritet që kjo të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat