Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot në Durrës me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar programin Shqipëria Fiton për Turizmin.
Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.
Basha: Dëshira jonë tejkalon disa prej objektivave që kemi vendosur aty por do të ishte e padrejtë dhe e pandershme dhe një dejavu e 8 viteve të kaluara që të vinim me premtime bombastike dhe pastaj të rrinim duarkryq dhe ju të mbeteni në vend numëro siç keni mbetur këto 8 vite. Është më mirë të jemi realist, të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe ato angazhime që merren të kryen. Po-ja të jetë po, angazhimi të përmbushet dhe padiskutim rritja ekonomike, zhvillimi ekonomik në çdo sektor dhe në veçanti në sektorin e Turizmit hap pastaj të gjitha mundësitë që të kalojmë edhe përtej këtyre objektivave.
Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, se bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.