Premtimet e partive për rritje pagash/ Fuga kujton barsoletën gjatë diktaturës

Shqipëria

Premtimet e partive për rritje pagash/ Fuga kujton barsoletën gjatë diktaturës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Artan Fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga i përcjell me ironi premtimet elektorale të partive politike për rritje pagash në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Teksa thotë se po premtohet nga të gjitha anët rritje rrogash, Fuga kujton një barsoletë të periudhës së komunizmit.

Reagimi i plotë:

O shoko, t’osht rrit rroga!
Nga të gjitha anët na premtohen se do të kemi shtime rrogash, qeveria, partitë politike, vizionarë të çartur gjithashtu, edhe ata që deri tani na kanë lënë me minimume jetike, e varfëri.

E gjitha kjo furtunë rritjesh rrogash, më kujton një barcaletë të kohës të komunizmit, që e tregonin ashiqare çunat, por po e tregoj me delikatesën e duhur.
Eshtë barcaleta: O shoko po të rritet rroga!

Autobusi Kombinat – Bankë në atë kohë, tip fizarmonikë, një lloj tramvay i asaj epoke.
Dihet se çfarë ishte autobusi i asaj kohe, vend djersitjeje, mundimesh, lodhjesh, asfiksish, vjedhjesh, aromash tmerri, etj. Por edhe qyfyresh. Nuk ndaheshin këto.
Një ditë autobusi plot. Puq, trup më trup mileti. Një burrë, tezgjahist në kombinat, ishte puthit pas trupit të një gruaje. Ngjit fare. Me turp i tha:

Shoqe, na fal, ç’a të bëj. Dhe mos e merr për keq. Në xhep kam rrogën që mora sot, na e dhanë në dhjetleksha metalikë futur në një tub letre, fishek quheshin atëhere. Mos e kujton se është tjetër gjë.

S’ka gjë o vlla – i tha ajo gruaja e mirë.
Mirëpo hynë njerëz të tjerë në autobus dhe tezgjahisti iu ngjit edhe më shumë pas trupit të gruas. Kjo e fundit u mërzit.

Dhe i tha: Po shtyu o, na mbyte! Dhe kujdes o shoko se të është rrit rroga!
Kaq ishte!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat