Ishte dënuar me burg në Itali, bie në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dy vepra penale

Shqipëria

Ishte dënuar me burg në Itali, bie në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dy vepra penale

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Aleksandër Rakipaj, 44 vjeç, me banim në Lushnjë ka rënë sot në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat e lartpërmendura.

Njoftimi i plotë

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Aleksandër (Genti) Rakipaj, 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 13.01.2021, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”, ku i kanë ngelur për të kryer edhe 4 vite burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat