I moshuari prej 2 vitesh jeton nën dritën e kandilit me vaj

Shqipëria

I moshuari prej 2 vitesh jeton nën dritën e kandilit me vaj

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:51
Vladimir Mitri

Këtë javë stafi i emisioni”BOOM” në Rtv Ora ka udhëtuar drejt fshatit Arrëz të Lushnjes.

Në rubrikën “Shqipëria  pa filtra” të kësaj të premteje solli historinë e të moshuarit Vladimir Mitri.

“Jam 59 vjeç dhe jetoj vetëm. Gruaja më iku në vitin 1997, dhe tha mbaj me shëndet fëmijët. Vajza ishte 3 vjeçe dhe djali ishte 6. I rrita vetëm, shpirti ma di. Edhe sot po jetoj vetëm. Ajo nuk do t’ja dijë për kalamajtë. Vetë rrija pa ngrënë për të ushqyer kalamajtë”.

Por vetmia nuk është problemi i vetëm i Vladimirit. I moshuari ka dy vite qe nuk ka drita në shtëpi dhe kandili me vaj e shoqëron në orët e mbrëmjes.

E dhimbshme deri në kufijtë e të pabesueshmes është jeta e këtij të moshuari. 

“Kam dy vjet që rri pa drita, me kandil. Kam një radio të vogël që dëgjoj lajmet. Kam një sobë aty që lahem. Vetë i laj rrobat me dorë. Jam mërzitur jashtë mase.Pension nuk marr, po punova do të ha. Po nuk punova do ti lyp ndonjërit ndonjë kafshatë bukë. Shtëpia është e shkatërruar komplet. E kam rregulluar tavanin me bajga lope, me mistri.”

Apeli i tij shkon për këto kë ka mundësi ta ndihmojnë.

“U bëj thirrje shqiptarëve të më ndihmojnë sa të kenë mundësi për drita dhe një shtëpi. Ju lutem më ndihmoni.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat