Borë dhe ngrica në Tropojë, Bashkia nis hedhjen e kripës për të mbajtur rrugët e kalueshme

Shqipëria

Borë dhe ngrica në Tropojë, Bashkia nis hedhjen e kripës për të mbajtur rrugët e kalueshme

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:40
Foto

Reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë rrethin e Tropojës.

Në lartesitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit kanë rënë mbi 40 cm. 

Deri tani janë të hapura të gjitha rrugët  e rrethit dhe nuk ka problememe energjine elektrike dhe furnizimet me ushqime.

Edhe rrugët e qytetit po mirëmbahen. Kreu i Bashkisë, Rexh Byberi, thotë se janë marrë të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme dhe po ndërhyhet me hedhje kripë për shkak të ngricave.

“Tropoja po shijon dimrin, një dimër i mrekullueshëm. Bashkia e Tropojës është e përgatitur për çdo rast. Sapo kemi nisur punën me kripën, nuk ka borë shumë por ngrica. Po hedhim kripë që qytetarët dhe  makinat të kalojnë lirshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat