Gjendja e vështirë për shkak të borës, Berisha: Ndrikull Gryksia mashtron qytetarët

Shqipëria

Gjendja e vështirë për shkak të borës, Berisha: Ndrikull Gryksia mashtron qytetarët

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Sali Berisha

Ditën e sotme ish-kryemnistri Sali Berisha ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku Ndrikull Gryksia dhe Kumbar Gysi për të mashtruar qytetarët i raportojnë gënjeshtrat njëri-tjetrit.

Në vidoe e publikuar nga ish-kryeminstri ata flasin për 500 borëpastruese e makineri të tjera, për 1500 puntorë, 5000 ton kripë dhe 37 kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ndërsa dje te gjitha ishin zero shkruan ish-kryeminstri.

Postimi i plotë:

Mos e humbisni këtë video!

Dëgjoni se si tre ditë pas kthimit nga Nusreti, Ndrikull Gryksia dhe Kumbar Gysi për të mashtruar qytetarët i raportojnë gënjeshtrat njeri tjetrit. Flasin për 500 borëpastruese e makineri të tjera, për 1500 puntorë, 5000 ton kripë dhe 37 kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve. Kurse dje të gjitha ishin zero. Mijëra qytetar kaluan natën në rrugët e bllokuara, pa asnjë ndihme, asnjë borpastrurse, asnje kilogram kripë të hedhur. Në çdo vend të botës ata shkonin në qeli por këtu prokuroria është e partisë! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat