Nga Tirana dhe Durrësi shkojnë të vjedhin në Gramsh, arrestohen

Shqipëria

Nga Tirana dhe Durrësi shkojnë të vjedhin në Gramsh, arrestohen

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Policia e Gramshit arrestoi dy persona, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi pasi u kapln duke vjedhur në Gramsh.

“U arrit dokumentimi i 4 vjedhjeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë kryer nga shtetasit:

A. R., 46 vjeç, banues në Durrës dhe A. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në një njoftim të policisë së Gramshit.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se janë autorë të 4 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Gramshit, konkretisht:

• Më datë 06.06.2018 dhe më datë 06.12.2019 dyshohet se kanë vjedhur rreth 14 000 € dhe një sasi lekësh në banesën e shtetasit E. D.;

• Më datë 27.05.2015 dyshohet se kanë vjedhur një unazë floriri dhe 60.000 lekë në banesën e shtetasit I. Sh.;

• Më datë 02.10.2015 dyshohet se kanë vjedhur rreth 230.000 mije leke dhe dokumente të ndryshme në banesën e shtetasit R. B.;

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat