Kryemadhi, takim pa maska: Një qeveri që prodhon kriza

Shqipëria

Kryemadhi, takim pa maska: Një qeveri që prodhon kriza

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Foto nga takimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takimin me disa gra në qytetin e Korçës. Sipas Kryemadhit, kjo është një qeveri që prodhon kriza.

Mes të tjerash ajo akuzoi qeverinë se ka mungesë përgjegjësie dhe menaxhimi të situatës që po kalon vendi ynë për shkak të motit të keq apo dhe pandemisë.

“E bëmë në këmbë rrugën kur erdhëm. Është kënaqësi për ne që vijmë nga Tirana sepse e shikojmë shumë rrallë. Por ajo që diskutuam me të gjitha gratë në Pogradec apo Maliq ku ishim, është problem. Është problem sidomos për gratë në shtëpi. Sot shikojmë një nga problemet më të mëdha që kemi dhe që ndjejnë familjet shqiptare, aq më shumë në zonat ku ndodhin përmbytje, tërmetet, apo si raste të tilla me reshje të mëdha dëborë që bllokohen rrugët, bllokohet komunikimi midis fshatrave, bllokohet jeta e përditshme, ekonomia, shkolla e spitalet.

Një nga problemet më të mëdha shikojmë indiferencën apo mungesën e përgjegjësisë në menaxhimin e këtyre problemeve. Në ditë me diell kur nuk ka probleme, shikojmë një kryeministër që del nga 5-6 orë, që bën një komunikim mediatik, sikur Shqipëria po buzëqesh. Por në momentin që një vesë shiu bie, përmbytet Tirana, Shkodra, Lezha, Vlora. Një reshje dëbore bie dhe nuk shikon një borë pastruese, nuk shikon kripë të hedhur në rrugë që t’u shërbejë qytetarëve për të lëvizur. Bie tërmeti dhe vazhdojmë akoma njerëzit që flenë nëpër çadra.

Pra mungesa e menaxhimit është kthyer në një qeveri që prodhon krizë. Nuk është që zgjidh problemet, por përkundrazi ia shton ato familjeve shqiptare. Dhe ne këtë e ndjejmë kudo. Edhe dje kur isha në Pogradec, ndihej mungesa e Bashkisë, mungesa e pushtetit vendor. Sepse edhe pushteti vendor që ne faktikisht kemi është i grabitur, jo i votuar nga qytetarët, e ka kthyer në një lloj mungese përgjegjësie, angazhimi ndaj qytetarëve. Për të mos folur pastaj për ekonominë, për papunësinë, për mungesën e hapësirave të zhvillimit të ekonomisë apo të krijimit të mundësive të punësimit të të rinjve.

Unë zyshë Suela të falenderoj shumë që na e krijove këtë mundësi komunikimi me gratë. Unë jam e bindur që sot do ta kem të pamundur për t’u kthyer në Tiranë për shkak të bllokimit të rrugëve, kështu që do ta kaloj ditën se do mundohem të iki në Kolonjë menjëherë pas jush, kurse mbasditen do e kaloj në shtëpitë tuaja dhe do të jetë një kënaqësi shumë e madhe për të takuar e bashkëbiseduar më shumë me gratë e Korçës, gjë që ka një lloj emocioni dhe është një traditë komplet tjetër.

Unë ju falenderoj shumë që gjetët kohën dhe u shkëputët nga punët tuaja në këtë situatë mjaft të vështirë. Dhe sot si ditë e diel, është ditë që i përkushtohesh familjes. Në distanca, por ne mundohemi që të jemi sa më pranë njerëzve.

Mendoj që bashkëbisedimi ynë do të krijojë një ngjyrim dhe emocion tjetër. Unë isha me vajza të reja qëparë, dhe energjia dhe karizma e tyre ishte shumë motivuese.

Dhe në fakt krijon atë pozitiviteti dhe sa herë që vjen në Korçë prandaj e kuptoj pse vijnë shumë familjarë nga Tirana, sepse ndjejnë një energji pozitive te njerëzit.”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat