Armë, drogë dhe lëndë plasëse gati për ti shitur, arrestohet i riu në Vorë

Shqipëria

Armë, drogë dhe lëndë plasëse gati për ti shitur, arrestohet i riu në Vorë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:56
Vorë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës  për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Ndalimi i tij u bë në Vorë.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë, një shtetas mbante në një ambient në pronësi të tij, lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje, gati për t’i shitur, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Sunday”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak” njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat