Prania e akullit në rrugë e trotuare/ 31 qytetarë pësojnë fraktura, 4 transportohen drejt Spitalit të Traumës

Shqipëria

Prania e akullit në rrugë e trotuare/ 31 qytetarë pësojnë fraktura, 4 transportohen drejt Spitalit të Traumës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

31 qytetarë kanë pësuar fraktura gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan si pasojë e pranisë së akullit në rrugë dhe trotuare.

Korrespondenti i “Panoramës” raporton se katër raste me fraktura më të rënda janë nisur drejt Spitalit të Traumës.

Gjatë natës qarku i Elbasanit është gjendur në temperature të ulëta, nën zero gradë, gjë që ka sjellë ngrica.

Aktualisht situata në rrugët e qytetit paraqitet problematike si pasojë e ngricave, ndonëse institucionet kanë hedhur kripë dhe skorie në rrugë.

Në bashkinë Elbasan kanë dalë në rrugë mjetet dhe punëtorët po hedhin kripë në rrugët e brendshme dhe disa trotuarë kryesorë të qytetit.

Situata në disa akse të qarkut Elbasan 

Ne aksin rrugor Elbasan – Qafe Thane është përmiresuar segmenti Qukes-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ne aksi rrugor Elbasan – TEG qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende qe ka prani ngricash e po hidhet kripe nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

Ne aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka pasur ngrica ne kthesa te forta. Është hedhur kripe e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve po punohet për hapjen e segmentit Fushë Studen-Klenjë. Qarkullimi me zinxhirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat