Diskutohet në parlament çështja e dy ushtarëve shqiptarë që japin urdhra në ushtrinë greke

Shqipëria

Diskutohet në parlament çështja e dy ushtarëve shqiptarë që japin urdhra në ushtrinë greke

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Foto

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur mesditën e së martës në parlament  pyetjes së kreut të partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, nëse është kryer një hetim i brendshëm për një video ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria duke u dhënë urdhra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.

Panagiotopulos, në lidhje me këtë incident që ndodhi në ketë njësi të ushtrisë, vuri në dukje se organet zyrtare kompetente të saj, për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur  ndëshkimet e duhura disiplinore për  veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës  edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte.

Hetimi i brendshëm administrativ për këtë ngjarje specifike, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj  në mediat sociale – ka theksuar Ministri grek i Mbrojtjes.

Videoja në fjalë ka qarkulluar më 15 janar në mediat sociale me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”, dhe ka shkaktuar reagime te shumta duke mobilizuar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të veprojnë dhe të gjejnë autorët.

Video tregon dy të rinj, njëri prej të cilëve ka veshur rrobat ushtarake ,ndërsa tjetri  është i veshur me të zeza. Të dy mbajnë bereta në kokë dhe flasin shqip rrjedhshëm në kamera. Pastaj njëri nga të dy kthehet tek një grup të rinjsh dhe jep urdhër: “ Skuadra, gati tu, para marsh! .Ndërsa gjithashtu  u jep urdhër të gjithëve të bërtasin  një fjalë e më pas përshëndesin shokët e tyre.

Gjithsesi ende nuk bëhen të ditura dënimet disiplinore që u janë dhënë dy ushtarëve me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat