Arrestohet një i ri në Tiranë, akuzohet se plagosi kunatin me thikë

Shqipëria

Arrestohet një i ri në Tiranë, akuzohet se plagosi kunatin me thikë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një konflikt çasti ka precipituar në plagosje me thikë të njërit prej personave të përfshirë dhe përfundoi sot me arrestimin e të dyshuarit, kunati i të dëmtuarit.

Ngjarja për të cilën u krye sot prangosja e 27 vjeçarit Petrit Avdullari, ndodhi dy ditë më parë në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.

Policia tha se krimi ndodhi pas një konflikti të çastit dhe 27 vjeçari, për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin Denis Ziu, 29 vjeç.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat