Sa do të vazhdojnë ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

Shqipëria

Sa do të vazhdojnë ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të vijojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimatre, të cilat do të jenë më të theksuara ditën e shtunë.

Temperaturat do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare, kryesisht ditën e martë, fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Deti, i forcës 1-3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat