Zbulohet skema PD-LSI me listë fiktive: Në 9 qarqe veç dhe në 3 do kandidojnë bashkë

Shqipëria

Zbulohet skema PD-LSI me listë fiktive: Në 9 qarqe veç dhe në 3 do kandidojnë bashkë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Basha dhe Kryemadhi

Ashtu siç e kanë quajtur ata koalicion moral PD dhe LSI kanë shpikur skemën si të maksimalizojnë votën nisur edhe nga kushtëzimit e Kodit Zgjedhor të miratuar verën e shkuar.

Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera.

Qëllimi është që të mos humbasë asnjë votë opozitare dhe thellimi i rezultatit në ato qarqe ku duhet bërë diferenca siç është Tirana, Durrësi, Elbasani, të cilat ose duhen fituar ose duhen nxjerrë barazim në mënyrë që opozita e sotme të jetë maxhorancë nesër.

Kështu, PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.

Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.

Partia e Kryemadhit ka nxjerrë deputetë edhe në Gjirokastër edhe në Dibër, megjithatë futja e kandidatit të saj kryesor në listën e PD-së synon që të çimentojë mandatin.

Pavarësisht kësaj, LSI pritet të nxjerrë edhe një listë fiktive për këto 3 qarqe, e cila do të ketë vetëm efekt ligjor dhe elektoral pasi fushata do të bëhet duke ftuar kuksianët, dibranët dhe gjirokastritët që të votohet kandidati i LSI në listën e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat