Agron Duka zbulon premtimin e Bashës për listën e Durrësit: Nuk vras veten nëse nuk e marr, por…

Shqipëria

Agron Duka zbulon premtimin e Bashës për listën e Durrësit: Nuk vras veten nëse nuk e marr, por…

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Agron Duka

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin “Open”, Duka ka zbuluar se Basha i ka premtuar vendin e dytë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe nëse nuk e merr, nuk do të vrasë veten por do të tërhiqet nga politika.

Duka: Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë veten. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time.

Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat