Të shtëna me armë zjarri te Rruga e Elbasanit, vritet një person

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri te Rruga e Elbasanit, vritet një person

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në afërsi të Rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Sipas informacioneve të para është qëlluar në drejtim të një personi, i cili është plagosur. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë duke ecur në afërsi të Piramidës kur është qëlluar.

Ai është transportuar për në spital, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat