Monika Kryemadhi: Të bësh koalicion me Edi Ramën është tradhti kombëtare!

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Të bësh koalicion me Edi Ramën është tradhti kombëtare!

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:58
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e prerë sonte në media. Ajo tha se “Të bësh koalicion me Edi Ramën është tradhti kombëtare!”.

Ajo tha se të gjithë socialistët e gjejnë më shumë veten pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës sesa pranë PS-së së sotme, duke qenë se sipas saj asnjë nuk po i mbron.

‘Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e mbajmë fjalën. Unë mendoj që socialistët e gjejnë veten më pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës, sepse kush po i mbron sot? Kush është që të dalë e të flasë për alternativën e Partisë Socialiste? Ku e gjejnë veten socialistët sot më shumë? E gjejnë veten më shumë te inceneratorët, apo tek një mjedis i pastër? E gjejnë veten te rikthimi i rafinerisë së naftës në Fier apo në Ballsh, apo tek shfrytëzimi në mënyrë makabre të puseve të naftës nga kompani kineze pa identitet, të cilat e shesin gjithë produktin bruto të naftës me vetëm 50 për qind të çmimit?

Kur ndërkohë kanë qenë rafineri ku punonin me qindra dhe mijëra naftëtarë. Kam qenë në Patos ku kam takuar një naftëtare, që ka dalë me 198 mijë lekë të vjetra pension, edhe pse kanë punuar me vite të tëra në rafineri. Dhe kjo naftëtare që ishte socialiste, jo vetëm që nuk i dhanë shansin për të pasur statusin e naftëtarit që ajo nuk e mori kurrë. Statusin e mori dikush që ka punuar, por që jeton në Itali apo në Amerikë. Prandaj socialistët e gjejnë veten te LSI. Socialistët nuk kanë të bëjnë me figurën, socialistët duan atë çfarë prekin vetë me dorë dhe ajo që prekin me dorë është vetë programi ynë, pasi ne e themi dhe e mbajmë fjalën’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat