“Mos bini pre e mashtrimeve!”/ Ambasada amerikane ka një thirrje për qytetarët: DASH nuk kërkon para për marrjen e vizës

Shqipëria

“Mos bini pre e mashtrimeve!”/ Ambasada amerikane ka një thirrje për qytetarët: DASH nuk kërkon para për marrjen e vizës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:00
Ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve për marrjen e vizës, në këmbim të parave.

Ambasada shkruan se shpesh kontaktohen nga individë të cilët kanë rënë viktima nga mashtrimet e vizave, duke shtuar se zakonisht ato bëhen përmes faqeve të rreme te internetit, adresave të eimailit dhe kërkesave për tarifa shtesë.

“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, është shkruar në fund të postimit.

Vlen të theksohet se 2 ditë më parë presidenti i SHBA-së Joe Biden, “përmbysi” një nder politikat e Donald Trump lidhur “kartën jeshile”.

Ai e rikthehu mundësinë dhe shpresën që emigrantët përmes plotësimit të kushteve të caktuara të mund të jetojnë “ëndrrën amerikane”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat