Problemet post-Covid, kardiologu: Rriten vizitat për problemet në zemër

Shqipëria

Problemet post-Covid, kardiologu: Rriten vizitat për problemet në zemër

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Covid-19  krahas mushkërive, shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët e gjakut. Specialistët po përballen me rritje të urgjencave nga post-Covid.  Në një lidhje direkte për Ora News ditën e sotme ishte mjeku kardiolog, Taulant Gishto i cili tregoi se çdo ditë dhe më shumë numri i i personave të cilët vuajn nga zemra sa vjen dhe shtohet.

Ai shton se këta persona kanë kaluar Covid-in në forma mesatare dhe të rënda.

“Padyshim që ka patur më shumë vizita. Përveç pacientëve që kanë qenë të sëmurë rutinë ka pasur shumë pacientë që kanë ardhur pasi kanë kaluar Covid.  Pas prekjes së pulmonit covid prek zemrën. Shumë pacientë kanë ardhur me probleme të rëndësishme të prekjes së cipave të zemrës, ose siç quhet ndryshe dyshemeve perikardite. 

Perikarditë kanë qenë nga minimale  deri shuëm të rëndësishme të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar.  Kemi patur pak raste  me prekje të muskulit të zemrës, të cilat kanë qenë nga infektimi me Covid. Ky person nga një njeri normal kthehet në një pacient të sëmurë rëndë, pikërish si pasojë e prekjes së muskulit të zemrës. Kemi patur raste me aritmi të rëndësishme, aritmi të pjesës së sipërme të zemrës të nxitura nga Covid. Aritmi, prekje të muskulit të zemrës, ulje të tensionit , një gamë e gjerë e sëmundjeve kardiovaskulare është parë pas prekjes së Covid”– thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat