Erëza kontrabandë në Korçë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza

Shqipëria

Erëza kontrabandë në Korçë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar banues në Kamëz është arrestuar pasi po udhëtonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec me mjetin tip “Volkswagen” me një sasi të konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë, erëza që përdoren për produkte ushqimore.

E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë të kontrabandës me mallra, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “Volkswagen”, gjatë kontrollit të të cilit, iu gjet një sasi e konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë (erëza që përdoren për produkte ushqimore) për të cilën shtetasi E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

Gjithashtu në Kolonjë është arrestuar një 22-vjeçar i cili dhunoi vëllanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. R., 20 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit E. R., 22 vjeç. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat