Basha firmos sot koalicionin paszgjedhor me Kryemadhin

Shqipëria

Basha firmos sot koalicionin paszgjedhor me Kryemadhin

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:37
Arkiv

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të nënshkruajë sot marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndërsa të mërkurën e javës së lamë pas u finalizua marrëveshja për koalicion parazgjedhor me 14 parti aleate.

Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve.

Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dielën, Basha mblodhi në selinë blu drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. 

Burime për Ora News bënë me dije se Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat