Manastirliu ngre dyshimet: Variantet e reja të COVID-19 janë në qarkullim

Shqipëria

Manastirliu ngre dyshimet: Variantet e reja të COVID-19 janë në qarkullim

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:18
Ogerta Manastirliu 

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit është shprehur se gjatë javëve të fundit në vendin tonë është vënë re një ulje e incidencës së infektimeve për një mijë banorë është ulur.

Manastirliu shtoi ndër të tjera se akoma nuk kanë një përgjigje në lidhje me konfirmimin nëse kemi të infektuar me variantet e reja të Covid në vendin tonë dhe pse dyshon se ato janë në qarkullim.

“Kemi një incidencë dy javore mbi 400 raste për një mijë banorë që duke e krahasuar me dy javë më parë kemi një ulje. Përhapja e pa kontrolluar e virusit shkakton dhe përhapje të pakontrollueshme. Prej më shumë se dy javësh ne kemi forcuar orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00, ende nuk është certifikuar prezenca e varianteve të reja të Covid në vendin tonë, por ne dyshojmë se ato janë në qarkullim. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale dhe në qendrat shëndetësore me vijimin prej disa javësh të vaksinës anti Covid.

Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale dhe në qendrat shëndetësore me vijimin prej disa javësh të vaksinës anti Covid. Sot jemi në pritje të ardhjes së 150 210 dozash të vaksinave nga kontrata e Pfizer dhe presim nga Covax aqë brenda dy javë të para të marsit të mbërrijnë dhe mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, për të vijuar më pas me fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe të shtresave të tjera të rrezikuara”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat