Abuzimet me tenderat në pandemi/ Pas Manastirliut, SPAK shpëton dhe Olta Xhaçkën

Shqipëria

Abuzimet me tenderat në pandemi/ Pas Manastirliut, SPAK shpëton dhe Olta Xhaçkën

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

SPAK ja ka marrë dorën në hetimet e tij, duke mos shkuar dot më lart se tek anëtarët e thjeshtë të Komisionit të Ofertave.

Pasi shpëtoi Ogerta Manastiliun nga hetimet, duke ja hedhur fajin komisionit të oferta për blerjet me çmime 8-fish më të larta, sot SPAK ka vendosur që të shpëtojë edhe Olta Xhaçkën për tenderin e ushqimeve të dhënë një firme kompjuterësh, kur ajo ishte ministre e Mbrojtjes.

Kështu ka vendosur sot SPAK, duke mos ngritur asnjë akuzë për Xhaçkën e cila sot është ministre e Jashtme dhe të vendosë nën hetim 3 anëtarë të komisioni të ofertave.

E njëjta lojë si në Ministrinë e Shëndetësisë, ku të hetuarit janë disa njerëz pa ndonjë peshë, të cilët vetëm kanë hedhur firmën, ndërsa lojën e ka bërë ministrja.

Të hetuarit e SPAK janë Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj.

Tenderi i ushqimeve i denoncua nga PD gjatë vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat