“Dosjet 184 dhe 339 janë zero para tyre”- Kryemadhi bën deklaratën e fortë

Shqipëria

“Dosjet 184 dhe 339 janë zero para tyre”- Kryemadhi bën deklaratën e fortë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme, ka paralajmëruar publikimin e një denoncimi, se si Rama e manipuloi skemën e ‘King maker’.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se denoncimi do të publikohet pas dy ditëve dhe ka fakte të besueshme dhe para tyre “184 dhe 339 janë zero”.

Kryemadhi: Marrëveshja qartëson dhe bëhet gati ushtritë për t’u përgatitur për të shkuar në luftën e fitores së 25 prillit, që është përmbysja e këtij sekti.

Ju jap fjalën shumë shpejt brenda dy ditësh do keni një denoncim të fortë nga Monika, se si Rama e manipuloi skemën e ‘King maker’, skemën politike. Kjo tregon qartas se cila është ndërhyrja dhe impakti. 184 dhe 339 janë zero para asaj.

Aty do kuptojmë fytyrat ëngjëllore. Duhet ti japim fund pazareve politike.

Se mos të merr ndonjë nga qeveria dhe bashkia dhe të thonë mos e nxirr në televizor. Do jetë e vështirë, por do të jetë një gjë shumë e mirë për shqiptarët. Denoncimi është shumë i madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat