Kryeministri Rama: Jemi parapërgatitur për mundësimin që…

Shqipëria

Kryeministri Rama: Jemi parapërgatitur për mundësimin që…

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:27
Edi Rama

Qytetarët do të përgatiten me një pasaportë vaksnimi, që do t’i japë mundësinë të udhëtojnë jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me fokus ekonominë tha se janë duke u përgatitur për atë që vendet e botës mund ta vendosin si kusht për udhëtimin, pasaportën e vaksinimit.

“Ne disponojmë një sistem që garanton transparencë dhe kemi krijuar pasaportën dixhitale të vaksinimit duke u parapërgatitur për mundësinë që vaksinimi mund të kthehet një kusht për udhëtim jashtë vendit nga të tjerët”, tha ndër të tjera Rama.

Duke folur për shërbimet online, Rama u shpreh se edhe dëftesat e shkollës do të jepen me vulë elektronike. Sipas kryeministrit nga një përllogaritje rezulton se me këto shërbime online janë kursyer 472 vite pritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat