Deklarata e Ramës, Kryemadhi paralajmëron: Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

Shqipëria

Deklarata e Ramës, Kryemadhi paralajmëron: Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:51
Monika Kryemadhi

Pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve, ka ardhur reagimin i kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Ajo thotë se nesër do të shpjegojë gjerë e gjatë fabrikën e parave dhe i kërkon kryeministrit të ketë durim.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi tha mbrëmjen e djeshme se brenda dy ditësh LSI do të sjellë një denoncim konkret të mënyrës se si Edi Rama ka manipuluar rezultatin zgjedhor të vitit 2017. Ajo u shpreh se dosjet 184 dhe 339 që flasin për manipulim votash, nuk janë asgjë përpara denoncimit që do të publikojë ajo në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat