Projekti i 100 fshatrave turistikë, fasadë e propagandë

Shqipëria

Projekti i 100 fshatrave turistikë, fasadë e propagandë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:51
Foto

Projekti i 100 fshatrave është një projekt që synon kthimin e këtyre fshatrave si destinacione të mirëfillta  turistike rurale.

Rama: Ne këto 100 fshatra do t’i kthejmë në destinacione të mirëfillta turistike.  Mekanizmi i daljes nga varfëria do jetë agroturizmi. Mekanizëm i tërheqjes drejt fshatit.

Emisioni Boom udhëtoi në një nga fshatrat e listës së 100 fshatrave.

Shesh, njësia administrative Ndroq Tiranë.

Rruga tmerrësisht e keqe dhe e pa kalueshme nëse nuk ke makinë të lartë.

Një djalë i ri banor i fshatit shoqëron Boom për në qendër të fshatit.

Mundohemi të gjejmë atraksione turistike, por gjejmë vetëm disa shtëpi të vjetra të shkatërruara dhe asgjë tjetër.

Djali na tregon se janë vetëm 3 shtëpi dhe nuk ka asgjë tjetër.

“Nuk ka investime, kurrë nuk është bërë asnjë gjë në këtë fshat. Duhet 2 orë të zbresësh postë më këmbë. Asgjë nuk mund të vizitoni këtu. Nuk ka banor nuk ka asgjë.”

Takojmë dy qytetar që vijnë me makinë për në fshat. Ata na thonë se i janë kthyer tokës, por nuk ka investime. Vijnë punojnë tokën dhe ikin.

Një nga pak familjet që gjetëm në Shesh jetonte në çadër dhe kontenier.

Shtëpia e tyre ishte e shkatërruar nga tërmeti. Zonja e shtëpisë na thotë se kanë 20 vite aty por është e vështirë.

Nuk dinë se çfarë do bëhet me shtëpinë e tyre. 

“Nuk kemi asgjë. fshati ynw nuk ka pasur investime edhe pse u zgjodh pjesë e listës së 100 fshatrave.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat