A iu helmua babai prokuror?! Ka shumë që dyshojnë, ja përgjigjja e së bijës…

Shqipëria

A iu helmua babai prokuror?! Ka shumë që dyshojnë, ja përgjigjja e së bijës…

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:47
Albana Hana

Albana Hana thotë se për shkakun e vdekjes së babait të saj, prokurorit, Xhevat Hana beson rezultatet e mjekësisë italiane.

Ajo nuk e beson idenë se i ati është helmuar. “Për momentin duam që t’i qëndrojmë besnik një raporti nga mjekët italianë. Thonë se ai ishte i sëmurë. Nëse dalin tregues të besueshëm, jam e gatshme që të hapet një hetim. Deri më sot thonë që është helmuar dhe kaq, nuk e besoj këtë tezë”, thotë ajo në “Top Talk”.

Albana Hana njofton se do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në listën e Partisë Socialiste. Për të, hyrja në politikë ka si qëllim të çojë në vend misionin e babait.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat