Raporti për Shqipërinë, David Lega kërkon të korrigjohet njoftimi i Parlamentit Evropian

Shqipëria

Raporti për Shqipërinë, David Lega kërkon të korrigjohet njoftimi i Parlamentit Evropian

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:12
David Lega

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë.

Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

Në hyrje të raportit për Shqiperinë të votuar dje me konsensus të gjerë në Komisionin e Jashtëm shënohej se: “mbështesim thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare pa vonesë në vijim të përmbushjes së plotë të kushteve të caktuara nga Këshilli Eurpian (Supports the convening of the first intergovernmental conference without further delay, following the complete fulfilment of conditions set by the European Council).

Por në njoftimin e shtypit të komisionit pasazhi me kushtet ishte hequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat