Nuk fitoi punë pas aplikimit te portali për mësuesit, 33-vjeçari i vendos zjarrin DAR Fier

Shqipëria

Nuk fitoi punë pas aplikimit te portali për mësuesit, 33-vjeçari i vendos zjarrin DAR Fier

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:33
Fier

Zbulohen të tjera detaje pas arrestimit të 33-vjeçarit pasi akuzohet se i ka vënë flakën ndërtesës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Alushaj, i cili është shoqëruar nga policia e Fierit pak minuta pas ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 15:10.

Sipas burimeve, Alushaj kishte aplikuar për mësues nëpërmjet portalit por nuk ishte shpallur fitues, gjë që ka shkaktuar zemërim tek ai. 33-vjeçari ka spërkatur katin e dytë të godinës me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia evakuoi punonjësit në kohë.

ABC ka siguruar pamjet e godinës së DAR Fier duke u djegur dhe një dosje e cila ishte hedhur nga kati i dytë dhe po digjej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat