Shkon në dy numri i viktimave në aksidentin e Rrogozhinë, vdes edhe një grua

Shqipëria

Shkon në dy numri i viktimave në aksidentin e Rrogozhinë, vdes edhe një grua

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Shkon në dy numri i të vdekurve dhe dy  ai i të plagosurve rëndë në aksidentin në bay passin e Rrogozhinës. Pas një burri me iniciale T.M 54 vjeç, që ndërroi jetë pak pas përplasje, ka humbur jetën dhe një grua në njerin nga tre mjetet që u përplasën me njera tjetrën. 

Sipas syri tv, një oficer i burgjeve që ishte nisur për në punë në Burgun e Peqinit, është përplasur me një BENZ.

Në BENZ udhëtonin dy persona, burrë e grua, të cilën u përplasën edhe nga mbrapa nga një tjetër makinë.

Oficeri i burgjeve që goditi çiftin vdiq gjatë transportit për në spital.

Nga burimet  mësohet se ka vdekur edhe gruaja në makinën që u godit prej tij dhe një mjeti tjetër më pas.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidenti.

Në skenën e përgjakshme shihet se AUDI ka hyrë në në korsinë tjetër ku dhe është përplasur me automjetin që vinte.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të larë rrugën pasi derdhja e karburantit mund të shkaktojë aksidente të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat