Rama: Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, na qëndroi pranë në momentet më të errëta

Shqipëria

Rama: Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, na qëndroi pranë në momentet më të errëta

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:42
Edi Rama

Nga Pulia, ku mori pjesë në ceremoninë e 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, kryeministri Edi Rama vlerësoi maksimalisht vendin fqinj, duke e cilësuar si "engjëllin mbrojtës" të Shqipërisë.

Rama tha se Italia ka qenë krah Shqipërisë gjithnjë; vitet e para të eksodit, trazirave të 1997 dhe së fundmi pas tërmetit tragjik.

"Ishte ndoshta ushtrimi i madh i solidaritetit i refugjatëve drejt Italisë, drejt këtyre brigjeve ku kishte qindra mijëra të dëshpëruar. Më pas kemi dhe historinë e madhe të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë, një histori e karakterizuar nga solidariteti i madh i Italisë. Në momentet më të errëta Italia ka qenë pranë Shqipërisë. Mbaj mend në vitin 1997 kur vendi iu afrua buzës së greminës.

Nuk kishte më shtet, nuk kishte më ligj, rrugët në duart e bandave dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejt Romano Prodi ishte nismëtari, që krijoi gjithë idenë. Nuk ishte mbërritja e një force ushtarake për të vendosur rendin, por mbërritja në një vend mik për të ndihmuar vendin tonë. Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, qoftë atëherë kur bëhet fjalë për të folur për Shqipërinë në selitë në Bruksel, qoftë kur bëhej fjalë për të ndihmuar Shqipërinë.

Kujtoj ditët pas tërmetit. Luigi u përfshi personalisht në një mënyrë befasuese, përtej asaj që mund ta quajmë solidaritet. U përfshi si të ishte Napoli, sikur po digjej Napoli, jo një vend nga ana tjetër e detit. Pastaj dhe të tjerët. U bë e pabesueshmja. Nuk është retorikë kjo. Ishte pabesueshme të shihje këta djem e vajza, zjarrfikësit që kishin mbërritur shumë kur ende kishte jetë nën gërmadha. Ishin situata të rrezikshme dhe ata u futën për të shpëtuar jetë të një vendi tjetër.

Më pas sigurisht në nivel bashkëpunimi, qoftë nga ana e asistencës, ndihmës dhe transformimit të njohjeve në ndërtimin e institucioneve”, deklaroi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat