Mjeku i njohur në gjendje të rëndë nga COVID në Turqi

Shqipëria

Mjeku i njohur në gjendje të rëndë nga COVID në Turqi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 21:48
Geront Hysi

Mjeku endokrinolog, Geront Hysi, i cili po kurohet në një spital në Stamboll pas infektimit me COVID, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku Pëllumb Pipero.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Pipero tha se Hysi ndodhet në terapi intensive.

“Sapo lexova në një portal një lajm jo të vërtetë, për fat të mirë, për Dr Geront Husi, endokrinologun tonë të talentuar, i cili po përballet me Covid 19 në Spitalin Mecical Park në Stamboll! Para vetëm 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjtë, është në gjendje jo të mirë shendetësore, por me parametra jetësore normale, në terapi intensive, por po lufton fort për t’ja dalë dhe urojmë e dëshirojme T’ja Dalë! Të gjithë ne urojmë që Geri ta fitojë këtë betejë dhe të kthehet midis nesh! Me këtë rast do ju lutesha të gjitha mediave, veçanerisht portaleve, të verifikojnë çdo informacion në burim me qellimin e mirë për të mos publikuar lajme jo të vërteta!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat