Vrau babai me shkop, gjykata e Fierit vendos për 25 vjeçarin me probleme mendore

Shqipëria

Vrau babai me shkop, gjykata e Fierit vendos për 25 vjeçarin me probleme mendore

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Ashtu sikurse edhe pritej, Gjykata e Fierit ka lënë në burg të riun, Erdis Rapi. Në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë është caktuar “arrest me burg” për 25 vjeçarin.

Ai akuzohet për vrasjen e babait të tij me një shkop pas sherreve të vazhdueshme. Viktima Dhori Rapi, 52 vjeç donte ta çonte në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

Ndërkohë, mister kanë mbetur shkaqet që shtynë të riun të godiste për vdekje babanë e tij. Ndërsa burime nga vendi i ngjarjes treguan se babë e bir kishin pasur shumë herë debate e konflikte fizike me njëri-tjetrin. Madje, pjesë e sherreve të tyre ka qenë edhe vëllai tjetër i autorit.

Fqinjët e familjes dhe kushërinj të tyre kanë treguar se të tre anëtarët e familjes Rapi dyshohet se kanë pasur probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre, ata disa herë kanë marrë edhe mjekime, ndërsa kanë pasur kartela të hapura edhe në Spitalin e Vlorës, ku kanë qenë të shtruar herë pas here për mjekim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat