Në 10 vite, ekonomia e Shkodrës u rrit vetëm me 8%, në 2 vite u largua 16.7% e popullsisë

Shqipëria

Në 10 vite, ekonomia e Shkodrës u rrit vetëm me 8%, në 2 vite u largua 16.7% e popullsisë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Në dhjetë vite, ekonomia e Shkodrës u zgjerua vetëm me 8%, teksa në qarqet e tjera, zgjerimi i ekonomisë ishte me ritme dy-tre dhe katërshifrore.

Kryeqendra e Veriut është goditur nga një krizë e cila po thellohet dita-ditës.

Papunësia është rritur me shifra dramatike në vitin 2020, që shkojnë në 6.6 %.

Në qarkun e veriut gjendet gjithçka që mund të kërkojë një turist, apo hapësirë për zhvillimin e bizneseve.

Kultura, bregdeti, malet, liqenet e historia janë mrekullitë që të ofrohen, por pandemia e koronavirusit i dha goditjen fatale.

Nga Bashkia Shkodër flasin që në 2020 ka pasur 150 biznese të mbyllura dhe 300 të tjera që kaluan në statusin pasiv, por shifra alarmante në nivel qarku jepen nga kreu i sindikatave.

Albert Tukaj: 1800 biznese janë mbyllur në vitin 2020. Është shifër e saktë.

Shkak për mbylljen përfundimtare, të shumë bizneseve janë bërë jo vetëm kriza e shkaktuar nga Covid 19, por edhe përmbytjet e aktivitetet kriminale.

Voltana Ademi: Në kushte të tmerrshme të korrupsionin dhe kriminalitetit, dhe politika qeveritare.

Albert Tukaj: Pas 2013 u rritën taksat. Biznesin e sulmoi edhe rritje e cmimit të energjisë.

Për të treguar shkallën e lartë me të cilën pandemia e goditi turizmin, drejtor i të ardhurave në Bashki merr shembull Velipojën.

“Kanë qenë të regjistruar rreth 170 subjekte më pak se viti 2019.”

Krizat e një pas njëshme, rëndohen më tej kur në pah dalin shifrat e ikjeve nga qarku.

Sipas INSTAT, nga 2021 deri në korrik 2019, nga Shkodra emigruan rreth 36 mijë persona, ose 16.7% e popullsisë, që e bëjnë këtë qark të parin në vend me normën më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë.

Sipas Qytetares së Parë Të Shkodrës, shkaqet nuk janë vetëm papunësia e varfëria, por pasiguria dhe humbja e shpresës.

Ademi: Kemi edhe shtresën e mesme që kanë gjetur mënyrën për tu larguar dhe për të gjetur një jetë më të sigurt.

Sipas INSTAT të ardhurat mesatare për frymë në rajonin Verior ishin 461.826 lekë në 2018, 33% më të ulëta sesa rajoni i Qendrës që kishte 692,000 lekë për frymë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat