21 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, më i riu 35 vjeç

Shqipëria

21 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, më i riu 35 vjeç

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Vijon të jetë 21 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme janë kryer 3372 testime nga të cilat 819 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë kryer edhe 306 vaksinime antiCovid, 19,663 në total.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

VIKTIMA

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Statistika (7 Mars 2021)
Raste të reja ditore 819
Të shëruar në 24 orë 838
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3372

Testime totale 489,136
Raste pozitive 112,897
Raste të shëruara 75,190
Raste Aktive 35,768
Humbje jete 1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23425
Fier 2566
Vlorë 1721
Durrës 1682
Shkodër 1352
Gjirokastër 1209
Korçë 942
Elbasan 778
Lezhë 793
Berat 608
Dibër 364
Kukës 328

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat