Një 7 Mars ndryshe, mësuesit urohen me sms në celular ose në rrjetet sociale

Shqipëria

Një 7 Mars ndryshe, mësuesit urohen me sms në celular ose në rrjetet sociale

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

7 marsin këtë vit mësuesit e kanë shijuar përmes mesazheve në celular ose në rrjetet sociale.

Presidenti Meta vendosi që në këtë ditë të shënuar për arsimin të vizitojë Mësonjëtoren e Parë.

“I shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, pedagogë për kontributin. Kujtojmë plejadën e mësuesve që jetën e tyre ia kushtuan edukimit të brezit të ri. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ato në shkollat rurale, meritojnë mbështetje më të madhe. Të rinjtë fatkeqësisht kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi.”

Përmes një ceremonie të posaçme ka vlerësuar mësuesit për punën e tyre.

Arsimtarët e kanë vlerësuar ceremoninë si një mesazh për t’i shërbyer brezave.

Nga ana e saj ministrja e Arsimit ka dhënë urimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ky është një 7 Marsi, ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 mars ku çdo nxënës dhe prind po ndjen sakrificën madhore.”

Edhe politikanë të tjerë i janë bashkuar urimit për mësuesit.

Në Shqipëri janë rreth 25 mijë arsimtarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat