Mesazhi i fundit i Kim: Kujdes me listat, kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi

Shqipëria

Mesazhi i fundit i Kim: Kujdes me listat, kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:25
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar fort në lidhje me listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një mesazh të gjatë dhe të fortë, Kim shkruan se SHBA ka qenë e qartë deri më tani dhe do të bëjë përgjegjës krerët e partive për çdo kandidat të përfolur.

Mesazhi i plotë i Yuri Kim në Twitter:

Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 4/25. Shtetet e Bashkuara kanë qenë jashtëzakonisht të qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë respekt për ligjet e Shqipërisë dhe vendimet e Sekretarit të Shtetit i SHBA. Kështu edhe votuesit e shqiptarët nga të gjitha anët dhe sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria, që kërcënon të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga Shtetet e Bashkuara, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira, të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe të prosperuar për Shqipërinë.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë.

Ne do t'i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila ka një detyrë, që duhet të ndërmerret, para së gjithash, në emër të votuesve shqiptarë.

Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat