Njoftimi i ri, si do të devijohet trafiku nga 11 marsi për shkak të punimeve te ”Shqiponja”

Shqipëria

Njoftimi i ri, si do të devijohet trafiku nga 11 marsi për shkak të punimeve te ”Shqiponja”

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:20
Shqiponja

Autoritet Rrugor Shqiptar ka bërë me dije planin e menaxhimit të trafikut për shkak të rehabilitimut që po kryhet në segmentin Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja.

ARRSH njofton se duke filluar nga 11 marsi pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Loti

Njoftimi i plotë:

?Plani i Menaxhimit të Trafikut – Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2

Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor.

“Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Aksesimi për në rrugën “Teodor Keko” do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3.0m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.

Automjetet mund të marrin daljen në të djathtë në rrugën “Mikel Maruli”, në të cilën do vendosen barriera betoni.

Rruga “Aleksandri i Madh” do të vazhdojë të jete i hapur për daljen nga Teodor Keko dhe aksesimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat