Çfarë kanë parashikuar listat për gjinitë: Meshkujt nuk heqin femrat, por…

Shqipëria

Çfarë kanë parashikuar listat për gjinitë: Meshkujt nuk heqin femrat, por…

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:19
Pamje nga emisioni

Listat në zgjedhjet e 25 Prillit kanë të veçantë faktin që deputetët që ndodhen në pjesën jokualifikuese, nëse marrin sa mesatarja e votave për mandat që ka partia plus 1 votë, mund të kualifikohen për deputetë. Por çfarë ndodh me pjesën e listës që ekspertët e quajnë të sigurt?

Në emisionin “Opinion” u tha këtë të martë se kandidati që merr më shumë vota do të zëvendësojë më të dobëtin në pjesën e sigurt të listës. Por edhe këtu ka disa specifika.

Për shembull nëse një kandidat mashkull fiton më shumë vota, atëherë ai nuk mund të skualifikojë një grua që qëndron mbi vijën e kuqe, por vetëm një kandidat të së njëjtës gjini.

“Në rast se nuk është grua. Në rast se e para mbi vijën e kuqe do ishte zonjë atëherë e pëson tjetri”, tha gazetarja Juli Xhokaxhi.

Ndërkohë analisti Artan Hoxha shtoi se në rast se ndodh që një kandidate femër në pjesën e pasigurt të listave të marrë më shumë vota, ajo mund të skualifikojë si kandidaten femër ashtu edhe atë mashkull më të dobët.

“Burri nuk skualifikon një grua. Gruaja mund të skualifikojë edhe një grua edhe një burrë”, tha Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat